‘Arrest me burg’, kjo është masa e sigurisë së dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda për Klement Balilin, i cilësuar si ‘Eskobari i Ballkanit’. Balili është njohur me 4 akuzat, të cilët mësohet se i ka mohuar. Avokati Dhori Sollaku jashtë gjykatës u shpreh se nuk la asnjë provë që ai është përfshirë në trafik droge. Gjatë seancës vetë Balili shihej i buzëqeshur.