Edhe pse një nga qarqet me numër të konsiderueshëm aksidentesh rrugore, në Gjirokastër te dhurosh gjak mbetet ende tabu. Nevojat për lëngun jetësor mbulohen ne të shumtën e rasteve nga vetë familjarët e pacientëve.
Dhurimi vullnetar pergjatë gjithë vitit ndodh vetëm në ditën botërore te dhurimit të gjakut, edhe ne atë ditë ata qe dhurojnë nuk janë qytetaret e thjeshtë por punonjësit e administratës.
Sipas mjekes Mira Bashari është tepër e domosdoshme që qytetarët të arrijnë të kuptojnë qe dhurimi i gjakut është vetën nja akt human i cili perverse shpëton një jetë nuk dëmton aspak shëndetin e dhuruesit
“Dhurime vullnetare këtu në Gjirokastër kemi shumë pak, 4-5 veta. Nuk është puna të dhurosh me fushata, sepse urgjencat nuk janë me fushata. Ne i mbulojmë të gjitha por me vështirësi, sepse analizat i çojmë në Tiranë”, thote Bashari.
Në puntin e Gjakut ne spitalin Rajonal “Omer Nishani” jane te shumte qytetaret te cilët për arsye nga më të ndryshmet ekonomiko-financiare kerkojne te shesin gjak por kjo praktike prej kohesh nuk gjen me zbatim