Parku i Viroit në Gjirokastër ishte populluar prej shumë qytetarëve që kishin dalë për festimet e organizuara nga bashkia me rastin e Ditës së Verës. Për shkak të motit të keq më 14 Mars, bashkia i shtyu festimet ditën e sotme, që përkon edhe me festën e Sulltan Novruzit. Për disa orë me radhë qytetarët ndoqën aktivitetet e ndryshme. E pranishme ishte edhe kryebashkiakja Zamira Rami. Tre ditë më parë Bashkia Gjirokastër publikoi edhe një spot për festimet e sotme. Por sic ne raportuam më herët, spoti promocional kishte edhe një gafë. Aty flitej për ‘gara aeronautikare’ dhe jo ‘gara të aeronautikës’ sic do të duhej të thuej. Një ditë më parë kryebashkiakja Rami ka publikuar në faqen e saj spotin e ri, në të cilin është hequr “gara aeronautikare”.
©argjiroja.net