Qendra Kulturore e Fëmijëve “Fato Berberi”, në bashkinë e Gjirokastrës po përgatitet të çelë një ekspozitë me punime në pikturë me talentet e reja në prag të sezonit të ri. Qendra Kulturore e Fëmijëve “Fato Berberi” ka mbledhur punët e talenteve të reja në vizatim me laps, akuarel, bojëra vaji për të demonstruar vlerat artistike të të rinjve.
“Kanë punuar pa pushim gjatë gjithë verës, sepse talenti nuk shkon me pushime. Gati janë për të çelur dhe ekspozitën e radhës”, shprehet QKF.
Rrethi i pikturës në Qendrën Kulturore të Fëmijëve “Fato Berberi”, ka grumbulluar punimet e verës të talenteve të reja, që janë përzgjedhur në shkollat e rrethit për t’ju bashkuar rrethit të pikturës. Gjirokastra tashmë do të ketë edhe një brez të rinjsh që do i bashkohen magjisë së pikturës në këtë vend të mahnitshëm piktoresk.