Fotot që shihni janë shkrepur mbrëmjen e sotme në lagjen ’18 Shtatori’ në Gjirokastër. Sic shihet, pirgjet me plehra dergjen nëpër rrugë në pritje që dikush nga ndërmarrja komunale të kujtohet t’i pastrojë. Pamje të tilla nuk janë të pranueshme për syrin as vizualisht teksa i shesh në mes të qytetit, pa le më pastaj nëse llogarit këtu edhe erën e keqe dhe rrezikun për t’u kthyer në vatra infeksionesh. Aq më tepër tani që temperaturat vijnë duke u rritur. Të shpresojmë se dikush nga Bashkia Gjirokastër do të kujtohet t’i pastrojë.
©argjiroja.net