Situatë shumë e rënduar është në Gjirokastër, aty ku ka edhe rrugë të pakalueshme dhe persona të bllokuar në dëborë. Trashësia e dëborës është rreth 40 cm në zonat malore. Aksi që lidh Gjirokastrën me Tepelenën vazhdon të jetë problematik dhe nuk rekomandohet kalimi i mjeteve të vogla, ndërsa të gjitha mjetet e tjera duhet të përdorin zinxhirë. 80% e qarkut vazhdon të jetë i bllokuar nga dëbora. Edhe rruga drejt pikës së Kakavijës që lidh Shqipërinë me Greqinë rekomandohet vetëm për mjete të mëdha dhe që përdorin zinxhirë.
©Argjirolajm.net