Një i ri nga Gjirokastra i shpallur në kërkim ndërkombëtar prej policisë është arrestuar dhe ekstraduar në Shqipëri. Interpol Tirana njofton se 28-vjeçari E.K, banues në Gjirokastër, akuzohet për tre vepra të rënda penale; “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”. Për këtë shtetas Gjykata e Shkallës së Parë Përmet ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’.
©argjiroja.net