Moti i keq me reshje shiu dhe bore që përfshinë pjesën më të madhe të vendit, kanë shkaktuar dhe bllokimin e rrugëve, gjë që ka sjell dhe probleme me transportimin e qytetarëve pranë spitaleve për emergjenca të ndryshme.
Një rast është shënuar në Gjirokastër ku forcat zjarrfikëse kanë shoqëruar një të moshuar, banor i lagjes ‘Dunavat’ për në spital pasi autoambulanca e kishte të pamundur kalimin. Qyteti i Gjirokastrës ishte i bllokuar prej tre ditësh për shkak të trashësisë së madhe të dëborës, sidomos në lagjet e sipërme.