Gjirokastër, Zamira Rami nuk ia liron zyrën Flamur Golemit?


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Partia Demokratike e ka bërë të qartë sot se nuk do t’i njohë zgjedhjet e 30 qershorit pasi pretendon se ato nuk janë vullneti i shqiptarëve. Vetë kryetari Lulzim Basha i ka cilësuar të paligjshme ato zgjedhje. Nga ana tjetër është thënë se kryebashkiakët e PD-së nuk do t’i lirojnë zyrat për kryetarët e rinj.

Nga LSI nuk është konfirmuar ende ky skenar, por me siguri që duhet të jetë qëndrim i përbashkët i opozitës, e cila mbrëmjen e 8 korrikut do të dalë sërish në protestë.

Po në Gjirokastër çfarë do të ndodhë? A do t’ia lirojë Zamira Rami zyrën kryebashkiakut të ri, Flamur Golemi? Deri më tani s’ka ndonjë deklaratë publike nga Rami, e cila është në një heshtje të gjatë për zhvillimet politike prej shumë muajsh. Gojët e liga në qytet, thonë se kryebashkiakja është shprehur që s’ka ndërmend ta njohë Flamur Golemin si kryetar pasi sipas saj zgjedhjet nuk janë të ligjshme.

Megjithatë mbetet për t’u parë në ditët e ardhshme se si do të përvijohet ky skenar i opozitës. KQZ do të çertifikojë rezultatin shumë shpejt dhe menjëherë pas kësaj do duhet që kryebashkiakët e rinj të nisin të punën.  

©argjirolajm.net