Gjirokastër, Zamira Rami dorëzon te familja Haska çekun me 500 euro që i dha konsulli grek (VIDEO)


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Konsullata greke në Gjirokastër ka bërë një donacion të vogël ndaj një familje në nevojë. Një çek me vlerë 500 euro është dorëzuar sot te familja Haska, e cila ka 5 fëmijë, dy prej të cilëve do të nisin vitin shkollor pas pak ditësh. Konsulli Vassilis Tolios shoqërohej nga kryebashkiakja Zamira Rami. Dhënia e kësaj ndihme ishte zgjedhur qëllimisht sot me rastin e Shenjtërimit të Nënë Terezës. Më poshtë video e publikuar nga kryebashkiakja, Zamira Rami.

©ArgjiroLajm.net