Gjirokastër, vjen largimi i parë nga Luftëtari


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Tek Luftëtari merkato ka nisur me largime. Ekipi i Hasan Likës është rikthyer sërish në nivelet e sezonit të kaluar, por gjatë kësaj merkato të janarit gjërat pritet të ndryshojnë për shkak të zhvillimeve të ndryshme. 

Në këtë ekip përflitet për largimin e Abazajt dhe Bregut drejt Europës, por ende nuk ka asgjë zyrtare. Largimi i parë është një mbrojtës, Bruno Toledo. Futbollisti 23-vjeçar nuk ka arritur dot të fitojë një vend titullari në këtë ekip, duke u larguar nga klubi për shkak të mungesës së minutazhit në fushën e lojës.

Njoftimi është bërë zyrtar nga faqja e Luftëtarit në “Facebook”. Toledo erdhi nga klubi i Liverpulit në Uruguai, për të mbërritur tek Luftëtari. Por në fund gjithçka u mbyll me marrëveshje, Bruno Toledo nuk është më pjesë e këtij ekipi.