Gjirokastër, Universiteti ‘Eqrem Çabej’ fton maturantët të zgjedhin këto programe studimi

Kandidatët për studentë kanë nisur të plotësojnë formularët A2 gjatë periudhës 30 korrik deri më 4 gusht. Universiteti “Eqrem Çabej” në Gjirokastër fton aplikantët të përzgjedhin këtë institucion akademik për të ndjekur studimet e tyre. Përmes një njoftimi, universiteti tregon programet e studimit që mund të zgjedhin aplikantët.

FAKULTETI I EDUKIMIT DHE SHKENCAVE SHOQËRORE:

Cikli i parë i studimeve “Bachelor” ofrohen këto programe studimi: Histori-Gjeografi; Gjuhë dhe Letërsi shqipe; Gjuhë Angleze; Gjuhë Italiane; Histori dhe Gjuhë Italiane; Gjuhë Letërsi e Qytetërim Grek; Mësuesi për Arsimin Fillor Kl. 1 -V1; Mësuesi për Arsimin Parashkollor.

FAKULTETI EKONOMIK

Cikli i parë i studimeve “Bachelor” ofron këto programe studimi: Kontabilitet –Financë; Administrim- Pubik; Turizëm

FAKULTETI I SHKENCAVE TË NATYRËS

Cikli i parë i studimeve “Bachelor” ofron këto programe studimi: Matematikë – Fizikë; Matematikë Informatikë; Fizikë dhe Teknologji Informacioni; Teknologji Informacioni; Infermeri e Përgjithshme; Infermeri Mami; Biologji – Kimi

Për të gjithë ata maturantë të cilët nuk plotësojnë kriterin e notës mesatare, këtë vit akademik Universiteti “Eqrem Çabej”, ju fton të aplikoni për programe 2 vjeçare me karakter profesional të cilat ofrohen për të gjithë ju si më poshtë:

PROGRAME 2 – VJECARE ME KARAKTER PROFESIONAL NË FAKULTETIN E EDUKIMIT DHE SHKENCAVE SHOQËRORE

Edukatore per zhvillimin e fëmijerisë së hershme 0-3 vjeç; Udhërrëfyes turistik

PROGRAME 2-VJEÇARE ME KARAKTER PROFESIONAL NË FAKULTETIN EKONOMIK

Ndihmës ekonomist; Asistent administrativ; Asistent menaxher në shërbime turistike