Gjirokastër, tifozët kërkojnë ‘kokën’ e Çavos dhe trajnerit Kostic. Ja çfarë do të ndodhë në stadium kundër Teutës


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Në Gjirokastër nuk kanë ndërmend që të presin më. Luftëtari në katër javët e para të këtij sezoni ka 0 pikë. Askush nuk e kishte menduar një start të tillë në Gjirokastër, ku jetonin me “ëndrrat” e sezonit të shkuar. Por, me largimin e dy yjeve, Kristal Abazajt dhe Dejvi Bregut si dhe me Rrocën e dëmtuar, situata u bë shumë më e vështirë nga sa mendohej. 

E sikur të mos mjaftonin rezultatet e dobëta, Në Gjirokjastër janë edhe tifozët që kanë përçarje me klubin, e vazhdimisht hedhin akuza në drejtim të drejtorit teknik Çavo. Ultrasit bluzinj kanë kërkuar edhe largimin e stafit drejtues, sipas tyre të sjellë nga Çavo dhe që janë të paaftë.

Madje, në fundjavë, mësohet se ata kanë përgatitur edhe disa banderola dhe do të jenë të shumtë në stadium, duke iu bërë presion drejtuesve. Me shumë gjasa, ndeshja me Teutën do të jetë shansi i fundit për Kostiçin, largimi i të cilit mund të ketë një kosto të madhe për bluzinjtë, pasi kontrata e sllovenit të pankinës gjirokastrite është 3-vjeçare.