Luftëtari është pothuajse i shpërbërë si ekip futbolli. Kriza ku e zhyti Gole Tavo ka larguar shumë futbollistë, si dhe rrezikon që FSHF të mos e regjistrojë në Superiore për shkak të borxheve. Vetë Tavo dha dje dorëheqjen me pretendimin se gjoja aksionerët nuk i përgjigjeshin. Ndërkohë sot grupi i tifozëve “Shqiponjat Bluzi” kanë reaguar përmes një deklarate ku i kërkojnë ndërhyrjen kryebashkiakut të zgjedhur, Flamur Golemi, i cili pritet të marrë detyrën javën e ardhshme. Ja cfarë shkruajnë ata në faqen e tyre në Facebook.