Gjirokastër, të rinjtë e ‘Smile Albania’ i ‘zënë pritë’ udhëtarëve në Kakavijë (FOTO)


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Fluksi i lartë i hyrjeve në pikën doganore të Kakavijës ka bërë që të rinjtë e “Smile Albania” të Gjirokastrës të prezantojnë buzëqeshjen e vendit të tyre te vizitorët e shumtë që futen nga kjo pikë. Vetë Gjirokastra është një qendër tepër e vizitueshme në këtë sezon turistik, por jo vetëm ajo.

Në rrethinat e saj ndodhen disa objekte kulturore, muzeale apo parqe arkeologjike, si ai i Antigonesë, që bëjnë kuriozë turistët e huaj. Në Luginën e Drinos është një park natyror nga më interesantët për t’u vizituar, po kështu dhe disa objekte historike e kulti, duke nisur nga kalaja e Libohovës e deri në kishën misterioze të Labovës së Kryqit. Sapo kalon Kakavijën, majtas është një degëzim rrugor që të çon për në Sarandë, ku në malin e Gjerë ka disa monumente të natyrës që mund të vizitohen siç është Syri i Kaltër, Lugina e Bistricës dhe pylli përreth.

“Smile Albania”, një projekt dhe angazhim i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, po i bën një prezantim “gazmor” Shqipërisë dhe mjedisit të saj turistik në pikat doganore.