Gjirokastër, Tavo-Kostic takohen sot. Pritet shkarkimi i trajnerit slloven, por…


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Klubi i Luftëtarit do të vendosë sot nëse do të vazhdojë me Milosh Koshtiç në drejtimin e tij apo nëse gjirokastritet do t’u kthehen edhe një herë teknikëve shqiptarë. Pas rezultateve zhgënjyese të 4 javëve të para, ku skuadra nuk ka siguruar ende pikë, duket e qartë se duket një kthesë e shpejtë për të mos rrezikuar që ekipi ta shohë veten pranë rënies dhe kthesa mund të fillojë pikërisht me largimin e sllovenit. 

Trajneri dhe presidenti Tavo pritet të takohen sot për të diskutuar për vazhdimësinë në drejtimin e skuadrës pasi zgjedhjet e trajnerit duket se kanë lënë të pakënaqur drejtuesin. Afrimet në merkato janë bërë me kërkesë të Koshtiç dhe kanë marrë miratimin e tij, por në fushën e lojës janë shuma larg pretendimeve.

Ndaj ai shihet pjesërisht si përgjegjës i situatës aktuale në radhët e gjirokastriteve. Si rrjedhojë, sot do të mësohet nëse Koshtiç do t’i japë menjëherë lamtumirën ekipit, apo nëse do t’i jepet mundësia që të paktën edhe një javë të tregojë se mund të nxjerrë Luftëtarin nga situata e vështirë në të cilën gjendet. Problem për Tavon është fakti se ka bërë një kontratë 3-vjecare me trajnerin slloven.