Murat Keraj, skulptori i njohur në Gjirokastër ka sjell së fundi të gdhendur në dru priceshën Argjiro. Vepra është porositur nga një biznes dhe do të qëndrojë aty si atraksion për ata që e vizitojnë. Ajo ka lartësi 2.4 metra. Punimi është bërë me trungun e një pishe.
Skulptorit i është dashur rreth 3 muaj kohë për ta përfunduar. Murat Keraj ka tërhequr disa herë vëmendjen me skulpturat e tij në dru, fotot e të cilave kanë bërë xhiron në rrjetet sociale dhe kanë ngjallur interesin e medias. Përmendim këtu shtatoren e Idriz Sulit në fshatin Zhulat, legjislatorit që krijoi Kanunin e Labërisë në vitin 1765.
Shtatorja u gdhend në trungun e thatë të rrapit shekullor që gjendej në mes të fshatit. Ndërsa me trungun e thatë të një prej rrepeve të Libohovës, Murat Keraj punoi skulturën e Akilit të goditur me shigjetë në thembër. Vepra monumentale gjendet sot në Korfuz, ku e bleu një dashamirës i artit, për ta ekspozuar në biznesin e tij. Argjirolajm.net sjell më poshtë fotot e skulpturës së priceshës Argjiro.