Gjirokastër, shihni se çfarë do të ndodhë me gjimnazin ‘Asim Zeneli’ (VIDEO)


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Kryebashkiakja e Gjirokastrës, Zamira Rami, ka publikur në faqen e saj në Facebook, një video, e cila paraqet projektin e rikonstruksionit të gjimnazit ‘Asim Zeneli’.

“Gati për t’u financuar projekti i rikonstruksionit të gjimnazit “Asim Zeneli” dhe ambjentet e godinave përreth.  Dhurata më e bukur në prag të 95-vjetorit të çeljes së dyerve të këtij institucioni arsimor kaq të rëndësishëm e plot vlera historike”, shkruan Rami. Projekti është përgatitur nga Bashkia Gjirokastër, ndërsa pritet financim nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve.