Gjirokastër, rritet numri i vizitorëve në Muzeun e Armeve (VIDEO)


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Muzeu i armëve në kalanë e Gjirokastrës në këtë sezon vjeshte ka tërhequr rreth 2 mijë turistë vendas dhe të huaj. Numrin më të madh të tyre e zënë turistët nga vendet perëndimore, të cilët udhetojnë për disa ditë në Gjirokastër. Vizitorët tregojnë interes për t’u njohur me reliket dhe dëshmitë historike të këtij muzeu. Sipas Besnik Shehut, përgjegjës i Muzeut të Armëve krahasuar me vjeshtën e vitit të kaluar vihet re një rritje e ndjeshme e vizitueshmërisë.

Muzeu i armeve përmban materiale që paraqesin zhvillimin e armëve në Shqipëri që nga kohët më të lashta e deri në ditët e sotme. Numri i madh i armëve dhe pajisjeve ushtarake nga Lufta e Parë dhe e Dytë Botërore, kanë interes kryesisht për specialistët. Ka gjithashtu edhe armë karakteristike të periudhës së vonë osmane. Të ekspozuara janë edhe një kontingjent armësh të periudhës së Skënderbeut-Heroit tonë Kombëtar.