Nëse për banorët e pallatit mund të thuhet se rreziku është kaluar pas vendimit përfundimtar të raportit të ekspertëve të gjeologjisë, më shqetësuese duket situata për banorët e lagjes “Cfakë” banesat e të cilëve janë të rrezikuara në cdo moment. Shkalla më e lartë e rrezikut mbetet për 2 banesat e familjes Kasi, të cilat ndodhen shumë pranë përroit, ndërsa toka pranë shtëpive të tyre ka shkarë pothuajse tërësisht. Problematike sipas Norës mbetet neglizhenca institucionale dhe zvarritja e zgjidhjes së kësaj situate, pasi deri tani, rreth 1 muaj e gjysmë pas rrëshqitjes së parë të tokës, ende nuk është bërë një vlerësim i dëmeve, si hap i parë për marrjen e masave.
©ArgjiroLajm.net