Gjirokastër, policia ndalon një të ri me 4 doza kanabisi


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Policia e Gjirokastrës ka ndaluar një të ri për drogë. Në njoftimin e dhënë për mediat, policia thotë se gjatë kontrollit fizik, shtetasit A.Q, 19 vjeç, banues në Gjirokastër, iu gjetën 4 doza me lëndë narkotike kanabis sativa. Droga u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa çështja në ngarkim të të riut u referua në Prokurori.

©AgjiroLajm.net