Kampioni i botës në kick-box, Florian Marku, ka qenë së fundi në jug të Shqipërisë. Në një foto të publikuar në Facebook ai shfaqet me dy oficerë të policisë rrugore në Gjirokastër. Foto është shkrepur në postbllokun pranë fshatit Sofratikë në autostradën Gjirokastër-Kakavijë. ‘Respekte për Policinë e Shtetit’, shkruan Marku. Nuk dihet nëse ai ka ndaluar enkas në postbllok sa për një foto me policët, ose është kapur me shkelje prej tyre. Fjala vjen, mund të ketë qenë me shpejtësi tej normave të lejuara e mbase rrezikonte heqjen e patentës. Por për t’i shpëtuar ndëshkimit mund të ketë përdorur statusin e tij si person publik dhe kampion në kick-box. Me këtë rast ftoi edhe policët në një foto për Facebook. Sidoqoftë nuk përjashtohet as mundësia që realisht Marku të ketë ndaluar vetë në postbllok sa për t’i shprehur vlerësimin e tij oficerëve të policisë.
© ArgjiroLajm.net