Në oborrin e shkollës 9-vjeçare ‘Andon Zako Çajupi’ në Gjirokastër kanë plasur kanalizimet e ujërave të zeza. Siç shihet në fotot që sjell Argjirolajm.net fekalet kanë dalë në sipërfaqe, duke rrezikuar shëndetin e nxënëse dhe mësuesve. Deri më tani nuk është kryer asnjë ndërhyrje nga Ndërmarrja e Shërbimeve Publike pranë Bashkisë Gjirokastër.