Tre ditë më parë u arrestua një person në Gjirokastër, pasi iu gjetën në bahçe 3 rrënjë kanabis, ndërsa dje policia vuri në pranga një 49-vjeçar nga lagjja ‘Dunavati i dytë’.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, shtetasit V.K iu gjetën në kopësht në enë plastike 9 bimë kanabis.
Më poshtë njoftimi i plotë i policisë.
Më datë 28.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi V.K, vjeç 49, banues në Gjirokastër, pasi në lagjen “Dunavat II”, nga kontrolli në kopshtin e tij janë gjetur të mbjella në enë plastike 9 bimë (fidanë) të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sativa, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Neni 284 i Kodit Penal.