Një ditë më parë Argjirolajm.net denoncoi situatën e pazakontë në lagjen ’18 Shtatori’ në Gjirokastër, ku pirgjet me plehra dergjen rrugëve duke rrezikuar shëndetin e qytetarëve. E njëjta situatë mbizotëron edhe në lagjen ‘Palorto’. Nga një vëzhgim i bërë sot prej Televizionit Gjirokastra plehrat enden rrugëve të lagjes. Banorët ankohen se nuk kanë kosha ku të depozitojnë mbeturinat. Shihni pamjet më poshtë.