Gjirokastër, përmbyllet operacioni “Drino 2”


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Policia e Gjirokastrës njofton se është përmbyllur operacioni “Drino 2”, që u zhvillua nga data 30 nëntor deri më 17 dhjetor.

Në operacion morën pjesë Shqipëria, Austria, Kroacia, Sllovenia, Bosnje Hercegovina, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia dhe Moldavia.

Operacioni “Drino 2” në vijim të operacionit “Drino” me fokus parandalimin dhe ndëshkimin e imigracionit të parregullt dhe të çdo forme tjetër të krimit ndërkufitar.

Operacioni është zhvilluar në zonën kufitare që është në juridiksionin e stacionit të Policisë Kufitare të kufirit të gjelbër Kakavijë.

Gjatë ditëve të operacionit janë kapur imigrantë të parregullt të cilët në përfundim të procedurave të verifikimit sipas legjislacionit janë kthyer mbrapa në shtetin grek, si dhe shtetas shqiptar të kapur në tentativë për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.