Demokratët e Gjirokastrës do të mblidhen nesër në një takim, që sipas njoftimit të shpërndarë për mediat, thuhet se zhvillohet në kushtet e urgjencës. Në këtë takim do të diskutohet për vijimin e aksionit politik të opozitës, pas ngjarjeve të fundit, ndonëse nuk përcaktohet qartë se cilave ngjarje u referohet. Ja njoftimi i plotë:
Njoftohen gjithë anëtarët e aktivit të Degës së PD Gjirokastër se ditën e martë dt.10 Korrik, ora 18 00 në ambientet e Hotel Çajupit, shvillohet në kushtet e urgjencës Aktivi i Hapur i Degës për tu konsultuar me strukturat e PD për vazhdimin e aksionit politikt të saj në situatën e re të ngjarjeve të fundit politike në vend, me prezencën e Deputetit të Qarkut z. Tritan Shehu dhe përfaqësuesve të tjerë të PDSH. Ftohen të marin pjesë në aktiv drejtuesit dhe ish drejtuesit e strukturave të PD të të gjitha niveleve si dhe çdo veprimtar aktiv i saj.