Partia Socialiste Gjirokastër ka zhvilluar sot mbledhjen e Asamblesë, me pjesëmarrjen e deputetëve Bledi Çuçi e Flamur Golemi. Në mbledhje u diskutua për riorganizimin e strukturave sipas porosisë së Ramës, që të punohet sikur zgjedhjet janë këtë qershor. Nga ana tjetër u zgjodh si sekretare partie Zamira Veizi. Kjo e fundit vjen pas një përvoje pune në sistemin bankar dhe e angazhuar githashtu në universitet si lektore e jashtme. Deputetët Çuçi e Golemi kanë kërkuar rritje të performancës në punë të drejtuesve të institucioneve dhe shërbim më të mirë për qytetarët.
©ArgjiroLajm.net