Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, u bëri sot thirrje kryebashkiakëve të rinj të dalë pas zgjedhjeve të 30 qershorit, që të emërojnë një nënkryetar bashkie të posaçëm vetëm për bujqësinë dhe zhvillimin rural.
“Një nënkryetar për bujqësinë shtë një nga aspektet më të rëndësishme që do të ndikojë në gjithë zhvillimin e bashkisë” , tha Çuçi gjatë një eventi për nënshkrimin e marrëveshjesh mes Ministrisë së Bujqësisë dhe 4 bashkive pilot, Lushnja, Divjaka, Roskoveci dhe Konispoli, të përzgjedhura për zbatimin e projektit “Asistencë Teknike për Përmirësimin e Performancës, Monitorimit dhe Vlerësimit të Ujitjes në Nivel Bashkiak, projekt ky i financuar nga Banka Botërore në kuadër të projektit të madh për Burimet Ujore dhe Ujitjen që po realizohet në Shqipëri.
Nuk dihet nëse kryebashkiaku i ri i Gjirokastrës, Flamur Golemi, do t’ia vërë veshin thirrjes së Çuçit, aq më tepër kur ky i fundit është edhe i deleguari politik i PS-së në qark. Pra, do të kemi apo jo një nënkryetar bashkie në Gjirokastër vetëm për bujqësinë dhe zhvillimin rural?! Deri më tani s’ka asnjë zhvillim nga ‘bashkia e re’ e Gjirokastrës.
Rezultati i 30 qershorit nuk është çertifikuar ende nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve dhe as kanë dalë emrat e parë të njerëzve me të cilët Flamur Golemi do të drejtojë Gjirokastrën. Opozita nga ana tjetër thotë se kryebashkiakët e saj nuk do të lirojnë zyrat deri më 13 tetor pasi nuk i njohin zgjedhjet e 30 qershorit. Zamira Rami nuk është shprehur ende personalisht se çfarë do të bëjë. Gjasat janë që edhe ajo të respektojë vendimin politik të PD-LSI.
©argjiroja.net