Njësoj si në Përmet edhe në Gjirokastër militantët e PD-LSI kanë protestuar kundër Kryeministrit Edi Rama, i cili do të zhvillojë një takim elektoral në Parkun e Viroit. Nën thirrjet ‘Rama ik’, ata kishin dalë në anë të rrugës nacionale, prej nga ku do të kalonte kryeministri. Policia ka ndërhyrë për të hapur rrugën dhe ruajtur qetësinë.