Gjirokastër, mësuesit e ‘Koto Hoxhit’ nuk presin bashkinë, marrin vetë lopatat për të hedhur kripë (FOTO)


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Situata nga reshjet e dëborës në qarkun Gjirokastër po shkon drejt përmirësimit. Përveç hapjes së rrugëvee nacionale, ARRSH e Rajonit Jugor po punon edhe në rrugët e brendshme të qytetit dhe sidomos në normalizimin e rrugëve pranë shkollave. Në fotot që sjell Argjirolajm.net shihen mësues të shkollës ‘Koto Hoxhi’ që po punojnë vetë për hedhjen e kripës. Mësimi në shkollat e Gjirokastrës është pezulluar. Gjasat janë që të rifillojë ditën e hënë.

©Argjirolajm.net