Gjirokastër, Luftëtari ‘zgjohet’ nga gjumi: Nuk ikën askush, përveç një ose dy…


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Luftëtari e ka mbyllur pjesën e parë të sezonit me dy rezultate shumë të mira, duke marrë 4 pikë kundër Skënderbeut e Partizanit, ndërsa lojtarët kanë marrë premtimin e zakonshëm se do likuidohen së shpejti, nuk ka rëndësi kur.

Ndërkaq, merkatoja ka nisur dhe Luftëtari ka shitur Eduart Rrocën te Kukësi, me presidentin Safet Gjici që ka bërë fakt të kryer edhe blerjen e sulmuesit Vasil Shkurtaj.

Për këtë të fundit duket se ka probleme, sepse Luftëtari ka oferta joshëse dhe kërkon të përfitojë.

Për këtë arsye, klubi gjirokastrit është kujtuar që ekzistojnë edhe komunikatat zyrtare për mediat dhe për herë të parë që prej ndeshjes nën akuzë për trukim kundër Ventspils në Europa League ka përdorur Facebook për të dhënë një sqarim të shkurtër për situatën në klub dhe për të paralajmëruar rivalët se nuk do të ketë shpërbërje te Luftëtari.

“Duke marre shkas nga deklarata te ndryshme ju bejme me dije se asnje futbollist Shqiptar nuk do te largohet nga Luftetari pervec Rroces dhe me shume mundesi Shkurtaj per te cilin ka oferta !!!”