Ekipi i Luftëtarit e ka shfrytëzuar ditën e sotme, për një miqësore, pasi edhe në fundjavën që lamë pas, ishte pushim duke qenë se kishte ndeshjen me Kamzën, tashmë të përjashtuar nga Kategoria Superiore.
Sot në Gjirokastër, ekipi i Ahmatajt u përball me Bylisin, ndeshje të cilën e humbi me rezultatin 0-2. Golat u shënuan nga Xhixhua në minutën e 47-të, dhe Antoni Bej në minutën e 69-të. Në këtë takim, u rikthye edhe Albano Aleksi, pas pezullimit që kishte marrë nga ana e klubit.