Një zjarr i madh ka rënë këtë mbrëmje në Mashkullorë të Gjirokastrës, duke përfshirë kullotat poshtë fshatit.
Pas ndërhyrjes së forcave të shumta zjarrfikëse flakët janë vënë nën kontroll, duke eleminuar rrezikun që u kanosej banesave aty pranë. Për fat të keq sipërfaqja e kulltova që u dogjën është e konsiderueshme.
I pranishëm për të parë situatën në terren ishte edhe kryebashkiaku Flamur Golemi.
Gjirokastra është një prej zonave problematike sa i përket zjarreve.