Kur kanë mbetur edhe 5 ditë nga zgjedhjet lokale të 30 qershorit edhe në qytetin e Gjirokastrës është krijuar e ashtuquajtura sipas PD-së, Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë. Kjo aleancë sipas Partisë Demokratike është gjithëpërfshirëse ku nuk përjashtohet as pengimi i zgjedhjeve që do të mbahen më 30 qershor. Sipas PD-së kjo aleancë do të angazhohet së bashku me militantët e kësaj partie dhe do të ndërgjegjësojë qytetarët për rrezikun që i kanoset demokracisë në vend.
Gjithnjë sipas pretendimeve të PD-së kjo aleancë e do të angazhohet për marrjen e të gjitha masave për të mbrojtur rendin demokratik dhe kushtetues. Ndonëse tentohet të ‘paketohet’ si Aleancë Qytetare, në fakt rreth saj janë vetëm ish drejtorë të PD-së 5 vite më parë. Madje në mediat pranë PD-së, ata prezantoheshin si ‘intelektualë gjirokastritë të shqetësuar për demokracinë’.
Nëse i merr emër për emër, mund të jenë cdo gjë tjetër, por jo intelektualë. Të kesh qenë drejtor i emëruar nga partia në një institucion, të kesh diplomë të shkollës së lartë, jo detyrimisht quhesh intelektual. Është më e ndershme dhe plotësisht e respektueshme që ish-drejtorët e PD-së të ‘të rënë nga vakti’, të shfaqin pretendimet e tyre kundër zgjedhjeve dhe kundër Edi Ramës si aktivistë politikë, si anëtarë të PD-së, si opozitarë me qeverinë e tij, por jo si intelektualë.
Ata që detyronin mësuesit dhe nxënësit të shkonin në mitingjet e PD-së se ndryshe largoheshin nga puna apo nuk merrnin provimin, ose ata që bllokojnë rrugët, vec intelektualë që nuk janë. Mos na hapni barkun me brockulla të tilla. Gjithë intelektualët tek PD-ja, PS-ja, LSI-ja apo partitë e tjera e lanë vrapin.
©argjiroja.net