Një grua e moshuar nga Gjirokastra është fyer dhe kanosur. Ngjarja ndodhi një ditë më parë në lagjen ‘Blloku i Furrave’. Sipas policisë, A.K, 80 vjeçe, banuese në Gjirokastër është fyer dhe kanosur nga shtetasi J.SH, 70 vjeç, banues në Gjirokastër. Policia ka bërë kallëzim në Prokurori ndaj 70-vjeçarit, ndërsa nuk bëhen me dije motivet e konfliktit mes tyre.