Gjirokastër, ish-kryetari i PD-së garanton Ramën për protestën e studentëve: Rri i qetë, gjemb në këmbë nuk të hyn


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Ish-kryetari i Partisë Demokratike në Gjirokastër, Roland Bejko, nuk është dakord me thirrjet e studentëve kundër politizimit të protestës. Sipas tij këto thirrje ndihmojnë Edi Ramën.

“Rri i qetë Edi Rama, gjemb në këmbë nuk të hyn. Me thirrjet “JO POLITIKË” organizatorët po i dërgojnë mesazhe të qarta Edi Ramës se nuk kemi gjë me ty, por thjesht na ndrysho pak ligjin e arsimit të lartë neve, pastaj më tej ti me atë organizatën tënde kriminale vazhdo vidh i qetë. Nuk është puna jonë ajo. Duket sikur i thonë, ja, tani po i mbajmë këtu te Lindita, mos ki merak, ama atë ligjin aman, na i ndrysho pak”, shkruan Bejko në Facebook.

Me sa duket Bejko është në të njëjtën gjatësi vale me Grida Dumën, e cila një ditë më parë tha diçka të pakuptimtë. Sipas Dumës protesta është organizuar nga vetë PS-ja që më pas qeveria të tërhiqej nga VKM-ja për tarifat e provimeve të mbartura. Fiks i njëjti budallëk si Flamur Noka në Kuvend, i cili deklaroi se protestën e kuksianëve kundër tarifës në Rrugën e Kombit e pati organizuar vetë PS-ja.

©ArgjiroLajm.net