Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një person të shpallur në kërkim për dhunë në familje.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim :
E.P., 35 vjeç, banues në fshatin Zhulat, Gjirokastër, pasi: Gjykata e Apelit Gjirokastër e ka dënuar me 10 muaj burgim për veprën penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a/1 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.