Një gardian i paraburgimit të Vlorës është pushuar nga puna me argumentimin se ka qenë i dënuar për fyerje në regjimin e Enver Hoxhës. Robert Shllega ka treguar për emisionin “Stop” në Tv Klan se prej 10 vitesh ka punuar në IEVP-në e Vlorës, ndërsa në Qershor të vitit 2018 e liruan nga detyra. Fillimisht i thanë se shkak ka qenë një dënim i vitit 2002 nga Gjykata e Gjirokastrës, por gardiani u interesua dhe zbuloi se nuk kishte asnjë dënim.
“Nuk e besoja kurrë, se kisha 10 vjet e 1 muaj që punoja te paraburgimi i nderuar i respektuar, më nxorrën një pretendim që ke qenë i dënuar në vitin 2002 në Gjykatën e Rrethit të Gjirokastrës. Shkoj e marr atë vendimin në Gjirokastër, shikoj me vendim 102, tha këtu nuk ekziston fare emri jot. Këtu janë dy persona të tjerë të dënuar për falsifikim. Dhe jam detyruar të marrë dokumente të rregullta e vula të njoma dhe i kam kthyer prapë në Drejtori të Përgjithshme. Më nxorrën një njollë tjetër pastaj, në ’89 isha i dënuar në emër të popullit goditje për shkak të detyrës në kohën e Enverit. Dhe dy vjet edhe dilja në pension të parakohshëm se moshën nuk e kam për pension, se doja dhe 7 vjet akoma”. tha gardiani. Për më tepër shihni videon më poshtë.