Prej dy muajsh, Picari i Gjirokastrës po përballet jo vetëm me mungesën e ujit të pijshëm, por edhe ai që mbërrin në çezmat e tyre është i ndotur. Deri tani ankesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhët. Situata është bërë e padurueshme, sidomos në këto ditë me temperatura të larta. Një pjesë e banorëve e kanë zgjidhur problemin me përdorimin e pompave, gjë e cila u rrit koston dyfish. Fshati Picar, ndodhet 12 km nga qyteti i Gjirokastrës, e sot numëron 80 familje.