Më 22 shkurt të vitit 1991 studentët që protestonin në Universitetin e Gjirokastrës u përballën me një turmë të të ashtuquajturve “vullnetarë të Enverit” të cilët ushtruan dhunë mbi ta. Ish studenti Roland Bejko solli sot në një Forum për Kujtesën Historike dhe Demokracinë dokumente historike të takimeve të kohës që arritën të shpëtonin asaj kohe. Zoti Bejko shprehu keqardhjen që Universiteti nuk e kishte mirëpritur sot organizimin e këtij aktiviteti kujtimor në universitet me pretendimin se Kryeministri Edi Rama do të zhvillonte një takim në mjediset universitare.