• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjirokastër, firma nga Libohova merr tenderin e parë të Doriana Demos (FOTO)

28/08/2018
Njoftim për vend të lirë pune në Universitetin “Eqrem Çabej”

Në prag të nisjes së vitit të ri akademik, Ndërmarrja e Trajtimit të Studentëve në Gjirokastër do të kryejë një rikonstruksion të tualeteve në konviktin e djemve. Investimi kap vlerën e rreth 10 milionë lekëve të vjetra, ndërsa punimet do të kryhen nga firma ‘Bilibashi Sh.p.k’, me adresë në Libohovë. Ky është tenderi i parë që zhvillohet nga kjo ndërmarrje që prej kohës kur në krye të saj u emërua Doriana Demo.

Kjo e fundit është përfshirë shpesh në akuza publike për paraardhësin e saj në këtë institucion, Nikolla Buka. Demo e ka akuzuar atë për abuzim me tenderin e dyshekëve, si dhe u zotua se do ta çonte në Prokurori. Po kështu nga zyra e saj, ‘rrodhi’ në media edhe raporti i auditit i Drejtorisë së Inspektimit Financiar në Ministrinë e Financave, sipas së cilit është konstatuar një abuzim financiar në vlerën e rreth 35 milionë lekëve të vjetra nga ish-drejtuesi i këtij institucioni, Nikolla Buka dhe dy punojnëse të tjera.

Por përtej kësaj përplasje mes Demos dhe paraardhësit të saj, mbetet për t’u parë nëse ajo do të jetë ndryshe nga Nikolla Buka, kur vjen puna tek menaxhimi i fondeve publike, apo do të vazhdojë në linjën e tij. E themi këtë sepse ka zëra që flasin për paga stratosferike të punonjësve në Ndërmarrjen e Trajtimit të Studentëve në Gjirokastër, duke nisur që me pagën e vetë drejtoreshës. ArgjiroLajm.net do të trajtojë këtë çështje në ditët e ardhshme, duke ofruar më tepër detaje për publikun. Më poshtë dokumentat e tenderit për rikonstruksionin e tualeteve.   

© ArgjiroLajm.net 

Related Posts

PS “dorëzon” Memaliajn, Gjolek Guci humbet përballë Albert Malajt
Kryesore

Tenderi 4,1 milionë euro i ujësjellësit, SPAK çon për gjykim ish-kryebashkiakun e Memaliajt, Gjolek Guci

12/02/2026
Ministrja e Brendshme: Dhuna nuk mund të jetë kurrë një mjet. Policia në krye të detyrës
Kryesore

Ministrja e Brendshme: Dhuna nuk mund të jetë kurrë një mjet. Policia në krye të detyrës

10/02/2026
Protesta e opozitës, 8 policë të lënduar përfundojnë në spital
Kryesore

Protesta e opozitës, 8 policë të lënduar përfundojnë në spital

10/02/2026
I njëjti skenar/ Fjalime, molotov dhe ujë nga policia, mbyllet protesta e opozitës
Kryesore

I njëjti skenar/ Fjalime, molotov dhe ujë nga policia, mbyllet protesta e opozitës

10/02/2026
Ministri i Brendshëm: Drejtorë e shefa komisariatesh u japin kriminelëve informacione sensitive
Lajme

Taulant Balla: Kush sulmon policinë, sulmon shtetin

10/02/2026
Berisha: Rama po rrezikon anëtarësimin e Shqipërisë në BE
Kryesore

Berisha: Rama po rrezikon anëtarësimin e Shqipërisë në BE

10/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Lewis Hamilton shmang pyetjet për Kim Kardashian: Është jeta ime private

Lewis Hamilton shmang pyetjet për Kim Kardashian: Është jeta ime private

12/02/2026
Man.City i bën dalje Stones, Bayern hidhet në sulm

Man.City i bën dalje Stones, Bayern hidhet në sulm

12/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al