Albert Likaj fermeri nga fshati Arshi Lengo është dëmtuar për herë të dytë nga moti i keq dhe askush nuk është kujtuar për të. Reshjet e dëborës të pak ditëve më parë në serën e tij shkaktuan dëmë të jashtëzakonshme në masën 10 milionë lekë të vjetra. Likaj kultivonte sallatë, lakra, spinaq, qepujka të gjitha produkte bio, që komuniteti i kërkon aq shumë, në një kohë ku nuk e dime se cfarë produke importi konsumojmë. Pasi ka kaluar në të gjitha zyrat e shtetit ai tashmë ka kthyer sytë nga media për të kërkuar ndihmë. Fermeri thotë se në bashki dhe zyrën e bujqësisë i kanë thënë se nuk ka ligj kompensimi për dëmtimet e serave. Investimi i tij në ngritjen e këtij biznesi përllogaritet në rreth 50 milionë lekë të vjetra dhe është bërë me kredi bankare.