Gjirokastër, Edi Pesha e nis keq vitin 2019. Punëson vetëm dy persona përmes Zyrës së Punës


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Në një javë (3-10 janar 2019) vetëm nga Zyrat e Punës janë punësuar 297 persona të gjithë vendin. Duke iu referuar shifrave të punësimit përgjatë kësaj periudhe rezulton se në Qarkun Durrës janë punësuar më tepër persona, pasi janë regjistruar 99 të punësuar.

Në qarkun Berat janë punësuar 16 persona, në qarkun e Fierit 37 persona, në qarkun e Korçës 14 persona dhe në qarkun e Dibrës 8 persona.

Ndërsa, në qarkun Elbasan janë regjistruar 23 të punësuar, në qarkun Gjirokastër 2 të punësuar, në qarkun Kukës 13 të punësuar, në qarkun Lezhë 17 të punësuar, në qarkun Shkodër, 14 të punësuar, në qarkun Tiranë 44 të punësuar dhe në qarkun Vlorë 10 të punësuar.