Dy investime nuk i rezistuan dëborës së parë në Gjirokastër ndonëse për to ishin investuar disa dhjetëra mijë dollarë. Mbulesat e terreneve sportive në dy shkollat e mesme të qytetit, në shkollën industriale dhe atë pedagogjike, u shembën nga pesha e dëborës, ndërsa edhe dy terrene të tjera mbartin rrezik. Qytetet në Jug të Shqipërisë vijojnë të kenë probleme nga reshjet mëdha të borës të katër ditëve më parë ndërkohë që Bashkitë kanë pak financime dhe mjete për të përballuar emergjencat, sidomos në zonat rurale.