Një grua dhe bashkëjetuesi i saj janë dhunuar në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Dunavat’. Policia thotë se 39-vjeçari H.P, banues në Gjirokastër, ka goditur me mjete të forta shtetasen A.K, 41 vjeçe dhe bashkëjetuesin e saj, shtetasin I.D, 56 vjeç, të dy banues në Tiranë. Rrethanat e ngjarjes dhe motivet e sherrit nuk bëhen me dije, ndërsa është bërë kallëzim në Prokurori ndaj dhunuesit.
© ArgjiroLajm.net