Një oficer i policisë rrugore në Gjirokastër denoncohet për sjellje të pahijshme gjatë ushtrimit të detyrës. Të paktën kështu pretendon një qytetar i cili akuzon policin se e ka gjobitur pa të drejtë, si dhe ka bërë gjeste jo etike karshi gruas së tij. Mësohet se ky oficer është i afërt i një funksionari të lartë të policisë në Gjirokastër. Mbase duke përfituar nga ky fakt, demonstron arrogancë dhe sjellje që bien ndesh me kodin etik. Më poshtë mesazhi i qytetarit që e ka denoncuar rastin te ‘Jeta Osh Qef’, si dhe video e regjistruar në rrugën Gjirokastër-Kakavijë, ku ndër të tjera dëgjohet të thuhet që në raste të tjera qytetari ka paguar ryshfet te oficeri i policisë, për t’i shpëtuar ndëshkimit.
“Pershendetje si kaluat, kam nje denoncim. Shiko gjestin qe ben polici, ju duket e arsyshme? Duke dal nga toka qe punoja me grua dhe femi pashe dy veta qe debatonin per vijen e ujte hapa kraun per ti qetesuar ky punonjes policie po bente seir dhe me vjen mua me kerkon dokumentat une ja dhash dhe me beri gjob 3000 lek te reja i thash mos me be gjob ai me nje vepri banal, shihe dhe ne vidjo duke i treguar koqet gruas…. Ju flm per mirkuptimin resp”
© ArgjiroLajm.net