Situata nga reshjet e dëborës në qarkun Gjirokastër po shkon drejt përmirësimit. Të paktën nëse i referohemi këtu rrugëve nacionale që janë të hapura dhe disa rrugëve kryesore brenda në qytet. Por dëbora vazhdon të jetë ende mbi trotuarë, duke e bërë të vështirë lëvizjen e njerëzve. Këta të fundit janë të detyruar të kalojnë në rrugën e hapur për automjetet. Argjirolajm.net sjell pamje nga situata e sotme në lagjen ’18 Shtatori’.
©Argjirolajm.net