Disa ditë më parë kryeministri Edi Rama u kishte kërkuar deputetëve socialistë të ushtronin ndikimin e tyre ndaj drejtuesve të institucioneve për të rritur cilësinë e shërbimeve ndaj njerëzve. Nëse do të vazhdojë ankesat te platforma e bashkëqeverisjes me qytetarët, tha Rama, shumë prej drejtuesve do të shkarkohen. Në ‘shënjestër’ janë edhe drejtues të cilët kanë disa vite në të njëjtin pozicion. Dhe duket se të njëjtin paralajmërim e ka përcjell sot edhe deputeti Bledi Çuçi gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS-së në Gjirokastër.
‘Së shpejti nis monitorimi dhe vlerësimi i performancës të drejtorave në Bashkinë Gjirokastër’, shprehet Çuçi.
Kjo të lë të kuptosh se pas vlerësimit të performancës do të ketë ndryshime në radhët e drejtuesve të institucioneve. Ata që rezultojnë me performancë të keqe, janë të parët që do të shkarkohen, ndonëse nuk është ende e qartë se mbi cilat kritere e metodologji do të vlerësohet performanca e tyre.
©ArgjiroLajm.net