• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjirokastër, bashkia dhe qeveria tallen me banorët e pallatit te ‘Kodra e Shtufit’. Kanë kaluar 6 muaj dhe askush nuk thotë se kur do të nisin punimet (FOTO)

07/08/2018
Gjirokastër, bashkia dhe qeveria tallen me banorët e pallatit te ‘Kodra e Shtufit’. Kanë kaluar 6 muaj dhe askush nuk thotë se kur do të nisin punimet (FOTO)

Gjashtë muaj pas rrëshqitjes masive të dherave situata në lagjen Kodra e Shtufit në Gjirokastër është e pandryshuar. Pallati 8-katësh është ende i mbuluar nga balta dhe rreziku i çarjeve të mëtejshme. Përveç marrjes së mostrave te tokës në shtratin e rrëshqitjes asnjë masë ndërhyrjeje stabilizuese nuk është ndërmarrë. Banorët e pallatit thonë se jetojnë me frikën e stinës së reshjeve. Dhjetëra kërkesa të banorëve nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Që prej muajit shkurt 21 familjet e këtij pallati bashkëjetojnë me baltën dhe frikën për të nesërmen. Situata vazhdon të mbetet e rëndë për dy familjet e katit të dytë dhe të tretë. Apartamentet e tyre janë të pabanueshme, ndërsa ata jetojnë ende në shtëpi me qira. Në shtëpinë e Suzana Gërxhollit vendin e mobiljeve prej 6 muajve e ka zënë balta, betoni dhe bimësia që po lulëzon, ndërsa kanë humbur çdo shpresë se mund të rikthehen sërish në banesën e tyre.

Po kaq e vështirë është gjendja edhe në familjen Barjami. Sasia e madhe e baltës ka mbuluar tërësisht ballkonin dhe pjesën e jashtme të shtëpisë, ndërsa muret e brendshme të saj jashtë pushtuar nga myku, për shkak të sasisë së madhe të baltës që ndodhet një kat më lart. Bleona Barjami, banore e katit të dytë, thotë se vlerësimi i dëmeve bërë nga bashkia jo vetëm është i pamjaftueshëm dhe jo real, krahasuar me dëmet e pësuara, por të dëmtuarit janë shpërblyer financiarisht vetëm me fjalë.

Situata është përkeqësuar edhe në gjendjen e përgjithshme të pallatit që bie erë lagështi dhe njeh përmbytje sa herë ka reshje shiu. Avancimi i rrëshqitjes së tokës duket edhe në pjesën e sipërme të rrugës që ka pësuar çarje të mëtejshme të trotuarit dhe bordurës duke paralajmëruar një tjetër situatë të ngjashme si ajo e shkurtit të këtij viti. Rruga automobilistike prej 6 muajsh është e pakalueshme për mjetet dhe e rrezikshme këmbësorët.

Prefekti i Gjirokastrës Astrit Aliaj,në përgjigje të situatës tha se ende pritet çelja e fondit dhe transferimi i zbatimit të ndërhyrjes nën përgjegjësinë e bashkisë. Megjithëse pritej që punimet të nisnin në periudhën e thatë dhe të përfundonin para sezonit të shirave ende asnjë institucion nuk ka garantuar për kohën e fillimit të ndërhyrjes./News 24

Related Posts

Tepelenë, 56-vjeçari gjendet e i pajetë në stan, dyshimet e para
Kryesore

Tepelenë, 56-vjeçari gjendet e i pajetë në stan, dyshimet e para

14/01/2026
Pa patentë dhe me motor pa targa, arrestohet 18-vjeçari në Këlcyrë
Kryesore

E rëndë në Këlcyrë, vëllai dhe xhaxhai marrin me forcë në automjet dhe dhunojnë 30-vjeçaren

14/01/2026
Kishte dalë nga shtëpia për të punuar tokën, gjendet pa shenja jete 45-vjeçari
Kryesore

Kishte dalë nga shtëpia për të punuar tokën, gjendet pa shenja jete 45-vjeçari

14/01/2026
Lapaj përplaset sërish me policinë gjatë natës
Kryesore

Lapaj përplaset sërish me policinë gjatë natës

14/01/2026
Përplasen pesë automjete njëra pas tjetrës në Vlorë
Kryesore

Përplasen pesë automjete njëra pas tjetrës në Vlorë

13/01/2026
Menduan se do studionin mjekësi në Romë, 220 të rinj italianë përfundojnë në Shqipëri
Kryesore

Menduan se do studionin mjekësi në Romë, 220 të rinj italianë përfundojnë në Shqipëri

13/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Zërat se është në pritje të ëmbël, Argjira vendos pikat mbi “i”

Zërat se është në pritje të ëmbël, Argjira vendos pikat mbi “i”

14/01/2026
Bylis barazoi ndaj Dinamos, Josa: Luftuam më shumë se në ndeshjet e tjera

Humbja ndaj Tiranës, Josa: Nuk ishim të fokusuar, prisja më shumë siguri nga ekipi

14/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al